Pages

Saturday, June 8, 2013

Ebu Derda e ka këshilluar gruan e tij duke thënë

“Kur më shikon të zemëruar, përpiqu të më bësh të kënaqur, sepse edhe unë do të përpiqem të të kënaq kur të shoh të zemëruar. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk jemi bashkëshortë të mirë.”


Ebu Derda

Kurani dhe shkenca.Shembulli i Kuranit lidhur me malet.

Shkenca bashkëkohore ka konstatuar se rrënjët e forta të maleve të zhytura në materien e shtresës nën koren e Tokës lëkunden sikurse anijet, gjegjësisht notojnë në atë masë elastike ngjashëm sikurse anijet që lundrojnë në dete. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë tekstin e Kuranit:“kurse malet i bëri të patundshme… ” (En-Naziat, 32)
Prej ajetit të lartpërmendur kuptojmë:
1. Funksioni i maleve në mbajtjen e stabilitetit të Tokës është i ngjashëm me atë që e kanë kunjat për ta mbajtur stabile tendën.
2. Ekzistojnë male që ngrihen prej sipërfaqes së Tokës të cilat nuk burojnë prej brendisë së saj.
Kurani e ka konstatuar atë të cilën shkenca bashkëkohore lidhur me natyrën e maleve dhe me funksionin e tyre e ka zbuluar më vitin 1962. Bëhet fjalë për rrënjët tashmë të përmendura të maleve që shtrihen nën koren e Tokës. Është vërtetuar se trashësia mesatare e kores së Tokës nën oqeane arrin rreth 5 km, derisa trashësia e saj mesatare nën male arrij rreth 35 km dhe e ka formën dhe funksionin e kunjave.
Malet kështu i mbajnë kontinentet me atë se janë të ngulitura në masën elastike që gjendet nën koren e fortë të Tokës. Sikur malet mos t’i kishin këto rrënjë, korja e cila e mbulon masën elastike shkëmbore të brendisë (sima) do të zbutej e cila plotësisht do ta rrezikonte baraspeshën dhe stabilitetin mbi Tokë. Pra, sikur malet mos të ishin zhytur në këtë shtresë elastike (sima), ato do të lëviznin rrej vendeve të tyre bashkë me tokën, ndërsa sikur kontinentet të lëviznin dhe të notonin, edhe Toka do të lëkundej dhe do të dridhej nën këmbët tona…
Sërish vijmë te paralelja ndërmjet maleve dhe kunjave të tendës, sepse ato në mënyrë të ngjashme dalin mbi sipërfaqen e Tokës. Kunjat dallojnë ndërmjet tyre për nga lartësia dhe shkalla e pjerrtësisë; sikurse malet, ato janë të ndryshme varësisht nga shkalla e fortësisë së tyre, nga forma e tyre, nga thellësia e zhytjes së rrënjëve si dhe nga konfiguracioni i tokës. Para se të futen në tokë kunjat, e cila gjë është shumë e rëndësishme, duhet të përpunohen dhe të formësohen. Ngjashëm është edhe me malet, sepse edhe ato në fillim nën ndikimin e faktorëve të erozionit janë formësuar, pastaj forcat e presionit të shkaktuara me ndeshjen e kontinenteve i kanë nxjerrë përjashta. Kunjat nuk zhyten vetë në tokë, por duhet të ekzistojë forcë që do t’i përforcojë ato.
Mirëpo malet që janë formuar vetëm mbi sipërfaqen e Tokës, ato janë sedimentuese, ndërsa përbërja e tyre është formuar me anë të erozionit të majave të zjarrta të vjetra, të cilat në formën e shtresave janë formuar në skajet e deteve të lashtë.
Varësisht prej përbërjes gjeologjike, malet mund të jenë të ndryshme: malet e zjarrta për shembull janë formuar prej granitit, bazaltit, mermerit etj. Disa prej tyre kanë kratere vullkanike dhe i nënshtrohen presionit dhe temperaturës së vullkanit. Këto njëherësh janë malet e para të formuara në fillim të krijimit të Tokës.
Lloji i dytë janë ato që janë formuar prej shkëmbinjve dhe prej shtresave sedimentare nën veprimin e erozionit në llojin e parë të maleve, ndërsa shkëmbinjtë e tyre janë prej gjipsit, gëlqeres etj. Ato duke iu nënshtruar erës dhe shiut, janë mbuluar me rërë, me pluhur dhe me dhe.
Lloji i tretë janë malet, shkëmbinjtë e të cilëve nën ndikimin e presionit dhe nxehtësisë janë krijuar prej llojit të parë.
“Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.” (En-Nahl, 15)
“Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.”(El-Enbija, 31)
“Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj (bime) i mirë.” (Lukman, 10)
“Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rad 3)
“A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme, ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe kabërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut, zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur.” (En-Neml, 61)
“Ai krijoi në Tokë male të palëvizshme që ngrihen lart, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimin (për banorët) e saj me masë për katër ditë; ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.” (Fusilet, 10)
“A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?”
( Murselat,27)
“Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura.” (Kaf 7)
“A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat e malet si shtylla?! Ne ju kemi krijuar në çifte dhe gjumin jua kemi bërë për prehje. Natën jua kemi bërë mbulesë, ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar. Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!” (En- Nebe,6-13)
“Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im, ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë, nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.(TaHa, 105-107)
“dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur.” (Murselat, 10)
“kurse malet si leshi i shprishur.” (El-Karia, 5)
Duke i komentuar këto ajete, mufesirët klasikë kanë konsideruar se malet mbahen për toke, ndërsa kjo është shumë afër fakteve shkencore sepse më vonë është zbuluar se malet i kanë rrënjët e tyre nën Tokë. Mirëpo, edhe me ndihmën e aparateve më bashkëkohorë, shkenca ishte e pafuqishme që të depërtojë deri në thellësitë më të mëdha të vazhdimeve malore nën Tokë. Por, është llogaritur se ato janë dy ose tri herë më thellë sesa lartësia
e tyre në Tokë.
Mirëpo, çka është ajo që e bën që Toka bashkë me atë që gjendet në të, të lëvizë fort dhe në mënyrë të barabartë, përkundër dendësisë së ndryshme të maleve, deteve të trazuara, lumenjve, tërë kores së Tokës dhe materies së dendur (sima)?!
Përgjigjen në këtë pyetje mund ta gjejmë në ajetin që e përmendëm:
“Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.” (En-Neml,88)
Në fjalët e Allahut të Lartësuar: “E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë…” e gjejmë atë që në shkencën bashkëkohore quhet baraspeshë (isostasy), sepse Toka e ka baraspeshën e vet sipas lartësisë dhe thellësisë së pjesëve të saj të ndryshme, kështu që materia me peshë më të vogël është ngritur mbi Tokë derisa pjesa më e rëndë është një humnerë e gjerë ngjashëm me detet dhe oqeanet.
Duke i studiuar 246 male, shkencëtarët kanë ardhur deri te njohuria se disa prej tyre gjeografikisht janë jo si zakonisht të shpërndara, kështu që gjenden për nga gjatësia dy rrathë në formë të bylyzykëve, me zbrazëtira plasa) mbi të cilat gjendet masa e ajrit që zbret poshtë dhe që ndihmon me rastin e rrotullimit të Tokës.

Vlera e Salavatit dhe selamit mbi Muhamedin a.s

Transmetohet nga Omeri [radijallahu anhu] se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Kur ta dëgjoni muezinin (duke e thirrur ezanin) përcillëne atë duke thënë atë që thotë dhe thuani salavate mbi mua. Kush thotë një herë salavate mbi mua, All-llahu i përcjellë atij dhjetë salavate. Pastaj kërkoni për mua që të jem ndërmjetësues, sepse kjo është një gradë në xhennet, e cila i jipet vetëm njërit prej robëve të All-llahut
dhe kam shpresë që të jem unë ai. Kush kërkon për mua (tek All-llahu) ndërmjetësim, i mundësohet atij shefati (ndërmjetësimi tek All-llahu përmes Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]).”

Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “Kush thotë mbi mua salavate në mëngjes dhjetë herë dhe në mbrëmje dhjetë herë, atë do ta përfshijë shefati im.”
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thotë një herë salavate mbi mua, All-llahu i përcjellë atij dhjetë salavate.”

Transmetohet nga Abdurrahman bin Auvfi se ka thënë: “Shkova njëherë tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e gjeta në sexhde dhe qëndroi shumë ashtu. Pastaj tha: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Kush përcjellë salavate mbi ty, unë do t’i përcjelli salavate atij. Kush përcjellë selame mbi ty, unë do t’i përcjellë selame atij. Për këtë arsye qëndrova në sexhde për ta falënderuar All-llahun.”

Transmetohet nga Jakub bin Zejd bin Talha Et-Tejmij se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : “Më erdhi një ardhës nga Zoti im dhe më tha: Secili që të përcjellë salavate mbi ty, All-llahu i përcjellë atij dhjetë salavate.” Ndërkohë u çua një përson dhe tha: O i Dërguari i All-llahut, a e ndajë gjysmën e duave të mia për ty? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Nëse do.” Njeriu pyeti: a e ndajë një të tretën e duave të mia për ty? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Nëse do.” Njeriu përsëri pyeti: a i bëj të gjitha duatë e mia për ty? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Nëse e bën këtë, All-llahu t’i largon brengat e dunjasë dhe ahiretit.”

Transmetohen Abdullah ibën Mes’udi nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: “All-llahu i ka veçuar disa melekë, të cilët shetisin për të mi përcjellur selamet nga ummeti im.”

Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thotë një herë salavate mbi mua, All-llahu i përcjell atij dhjetë salavate, ia fshinë atij dhjetë mëkate dhe e ngritë atë dhjetë gradë.”

Transmeton Abdullah ibën Mes’udi se Pejgamberi ka thënë: “Njeriu më i afërt tek unë në Ditën e Gjykimit do të jetë ai që më së shumti më ka dërguar salavate.”

Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit:

ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA’VETI ET-TAAMMETI VES-SALATIL KAIMETI, ATI MUHAM-MEDENIL VESILETE VEL FADILETE VEB’ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE’ADTEH.

[O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të fillojë, jepi Muhammedit ndërmjetësim dhe nderim. Ngrite atë në një vend të lavdishëm, të cilin e ke premtuar!] …i jepet leja për ta fituar shefatin e Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Ditën e Kijametit”.


Ebu Davudi dhe Nesa’iu transmetojnë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka deklaruar: “Dita më e zgjedhur e javës është e premtja. Përpiquni që këtë ditë të më përcillni sa më shumë salavate mua, ngase ato salavate do t’më prezentohen.” Të pranishimit e pyetën: “Si do të prezentohen, kurse trupi yt atëherë do të jetë shpërbërë dhe i shndërruar në pluhur, o Pejgamber i All-llahut?” “All-llahu ia ka ndaluar tokës t’i dëmtojë trupat e pejgamberëve të All-llahut”, – u përgjegj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”